Gjakova mëson kundërshtaren e çerekfinales

Gjakova mëson kundërshtaren e çerekfinales
12:18 | 12 Korrik 2019

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka mësuar kundërshtaren e saj për sfidën çerekfinale.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova ka fituar duelin e raundit të dytë, dhe tashmë do të luftojë në fazën çerekfinale, shkruan lajmi.net.

Pasi mposhti rusen Dzhigaros, xhudistja kosovare tashmë do të ketë punë me Abzetta Zouleiha Dabonne nga Bregu i Fildishtë.

Dabonne arriti të triumfonte në duelin me Brigitta Varga vetëm me anë të ‘Golden Score’. /Lajmi.net/

TAGS