Gjasat për shtatzëni, më të mëdha nëse bëni seks në dimër

Gjasat për shtatzëni, më të mëdha nëse bëni seks në dimër

Dimri është stina më e mirë për të bërë seks për çiftet që synojnë të bëjnë bebe.

Kështu thotë ekspertja e shëndetit seksual, Samantha Evans.

Sipas saj, hulumtimet kanë treguar se gjasat për të mbetur shtatzënë janë më të larta në dimër.

Një studim izraelit ka ardhur në përfundimin se sperma noton më shpejt gjatë dimrit dhe është më e shëndetshme në këtë stinë.

Evans po ashtu ka thënë se marrëdhëniet e rregullta seksuale, në përgjithësi, janë shumë të dobishme për çiftet.

Sipas saj, seksi rrit imunitetin, ndihmon në fjetje, i bën njerëzit të ndihen më pak të stresuar, dhe i bën të ndihen më mirë.

TAGS