Me 11.08.2019 në ora 19.30 në Stacionin Policor në Aerodrom janë arrestuar Gj.M.(22), K.H.(35), B.A.(65), F.S.(19), D.T.(33) dhe A.M.(22) të gjithë nga Shkupi për shkak të përleshjes fizike pas përfundimit të ndeshjes futbollistike në bulevardin “Asnom”, në afërsi të stadiumit “Petar Milloshevski”, transmeton Almakos.
Gjatë përleshjes janë lënduar disa persona, ndërsa A.M. ka marr plagë në dorën e majtë nga një thikë.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.