Gjashtë shenja që tregojnë se mund të keni anemi

Gjashtë shenja që tregojnë se mund të keni anemi
Tash esht Koha

Anemia është një çrregullim shumë i zakonshëm i gja.kut, i cili zhvillohet kur qelizat e kuqe të gja.kut nuk kanë hemoglobina të mjaftueshme, ose kur numri i tyre është i vogël.

Ndjeheni të rraskapitur dhe të do.bët

Sipas Niket Sonpal, mjek dhe asistent i mjekësisë klinike, mungesa e hekurit si komponent i rëndësishëm i hemoglobinës shka.kton lodhjen.

Mungesa e hekurit bën që të keni fuqi të ngriheni nga shtrati, por do të ndjeheni të rraskapitur për të përfunduar detyrat e ditës.

Keni preferenca të çuditshme për gjëra që nuk janë ushqim

Njerëzit të cilët janë anemikë mund të zhvillojnë një sindromë të quajtur pica, e cila shkakton dëshira të çuditshme për të ngrënë objekte që nuk janë ushqim, si pluhuri, akulli, ose balta, shpjegon Sonpal.

Keni dhimbje koke ose ndjeheni të trullosur

Dhimbja e kokës dhe marramendja mund të jenë simptoma të anemisë.

“Kjo ndodh nga mungesa e oksigjenit në tru”, thotë Sonpal dhe ndonjëherë përcillet me alivanosje.

Rrahjet e zemrës i keni të parregullta

Rrahjet e parregullta të zemrës, ose shkalla e rritur e të rrahurave të zemrës ndodh kur trupi juaj përpiqet të kompensoj mungesën e energjisë

Mbetni pa frymë

Kur organet tuaja nuk janë duke marrë oksigjen të mjaftueshëm, mushkëritë tuaja fillojnë të kompensojnë dhe te punojnë më shumë për të rritur nivelin e oksigjenit.

Duart dhe këmbët i keni gjithmonë të ftohta

Kur jeni anemik qarkullimi i gja.kut është i kufizuar.

Ky qarkullim i kufizuar i gja.kut në duar dhe këmbë, mund te shkaktoj ndjenjën e ftohtë dhe mpirje në këto pjesë.

Tash esht Koha
TAGS