Me 10.11.2019 në ora 12.50 në Stacionin Policor në Kumanovë, një i punësuar në një firmë private nga Kumanova ka njoftuar se në rrugën “11 tetori”, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, gropimit, është gjetur një bombë e vjetër e pa shpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Almakos.
Nga ana e piroteknikut nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë, bomba është ngritur për procedurë të mëtutjeshme.