Gjen portofolin që ia kishin vjedhur 31 vjet më parë

Gjen portofolin që ia kishin vjedhur 31 vjet më parë

Një grua ka përjetuar një histori krejt të pabesueshme. Ndoshta mund ta kishte harruar se e ka pasur ndonjëherë, por ajo gjeti kuletën e saj 31 vite pasi ia kishin vjedhur. Pasi e hapi, ajo zbuloi se të gjithë sendet personale ishin brenda, përveç parave.

Kanë qenë disa punëtorë ndërtimi ata që kanë arritur të gjejnë kuletën e gruas në Winterthur. Në një bosht ventilimi, ata gjetën aksidentalisht një kuletë, e cila duket se kishte qëndruar atje për një kohë të gjatë.

Kuleta kishte  brenda jo vetëm kartat e kreditit me logot e vjetëruara dhe një kartë kursimi, por edhe dy bileta autobusi falas të vlefshme deri në fund të marsit 1988.

Punëtorët i dhanë portofolin policisë së qytetit Winterthur. Më pas u zbulua se kuleta  ishte vjedhur në vitin 1988 nga një grua. Meqenëse të gjitha sendet personale ishin përveç parave cash, zyrtarët ishin në gjendje të kontaktonin menjëherë gruan 56-vjeçare.