Në vendkalimin kufitar Tabanoc dje në mbrëmje gjatë kontrollit të automjetit transportues “Ford tranzit” me targa të Bullgarisë, të drejtuar nga P.P. (47) nga Republika e Bullgarisë, pjesën e sipërmes të automjetit, në hapësirën e përshtatshme dedikuese, nëpunës doganor dhe policor kanë gjetur tetë emigrantë nga Iraku, të cilët nuk kanë poseduar dokumente për identifikim, informojnë nga MPB-ja.
Shoferi P.P. është arrestuar dhe u është dorëzuar nëpunësve policorë të SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit ku kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, bëjnë të ditur nga MPB-ja.