Gjendet bunkeri me armatim në Begracë (Foto)

Gjendet bunkeri me armatim në Begracë (Foto)

Policia raporton se dje në fshatin Begracë të Kaçanikut janë gjetur 25 granata dore, 11 mina anti-këmbësorike, 3 detonator dhe një ndezës hundor për mortajë të dorës.

Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuara eksploduese.

Ndërsa sot pas vazhdimit të gërmimit  në të njëjtin  vend, njësitet e Policisë dhe FSK-së, kanë lokalizuar një bunker   ku janë gjetur 435 arka me fishekë të kalibrit 14,7 mm, gjithsej  20.422 fishekë të cilët janë tërhequr nga ana e njësisë për deminim të PK –së.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, me rast janë duke u marrë Sektori i hetimeve rajonale.

TAGS