Gjendet një person i vdekur në Vitomiricë të Pejës

Gjendet një person i vdekur në Vitomiricë të Pejës

Një person është gjendur i vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, personi është gjendur i shtrirë, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot rreth orës 06:55 policia ka marr një infomacion se në fshatin Vitomiricë, një person është gjendur i shtrirë dhe  pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Rugova.

Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet si hetim i vdekjes. Ndërsa policia është duke punuar intenzivisht për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/

TAGS