Gjendet trupi i vdekur i 64-vjeçarit nga Shkupi

Gjendet trupi i vdekur i 64-vjeçarit nga Shkupi

Një gjashtëdhjetë e katër vjeçar u gjet i vdekur në një makinë të parkuar në rrugën lokale në Petrovec të Shkupit, në drejtim të fshatit Drma, pranë shenjave për hyrie në komunën e Petrovecit.

Mjeku i urgjencës konstatoi se nuk kishte gjurmë dhune në trupin e vdekur.

Personi i vdekur u identifikua si  D.Ll (64) nga Shkupi.  Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Loading…