Një trup i pajetë i një burri 67-vjeçar u gjet nga rruga në fshatin Rogaçevë të Tetovës dje rreth orës 4 pasdite, njoftoi sot SPB-ja e Tetovës. Në trup nuk kishte gjurmë dhune, por prokurori publik urdhëroi të bëhej autopsi.
“Në rrugën në fshatin Rogaçevë u gjet i vdekur G.K. (67) nga Shkupi. Mjeku i urgjencës në Tetovë konfirmoi vdekjen pa gjurmë dhune. Një ekip nga SPB-ja e Tetovës ka inspektuar vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi”, njoftoi sot Shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun i SPB-së të Tetovës.