Gjendja e komunikacionit rrugor në Maqedoninë e Veriut

Gjendja e komunikacionit rrugor në Maqedoninë e Veriut

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur, informojnë nga Lidhja Auto Moto.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, siç theksojnë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe kujdes të jashtëzakonshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët që kalojnë nëpër gryka malore, ku mund të ketë paraqitje të shembjeve të dheut. Kjo posaçërisht i referohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër, Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.