12 Dhjetor 2018 / 15:32
Komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, Xhejms Fogo thotë se ka ardhur koha që Maqedonia të anëtarësohet në NATO. Pas takimit me Ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, Fogo tha se NATO vlerëson progresin që ka bërë vendi dhe shpreson që së shpejti të jetë anëtarja e 30-të. Shekerinska mes tjerash u shpreh e bindur se anëtarësimi në NATO së shpejti do të bëhet realitet.
Për herë të parë erdha rreth vitit 2004, në detyrën time me komandën e përbashkët nga Uashingtoni për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në atë kohë vizioni jonë për vendin tuaj ishte anëtarësimi në NATO. Dhe besoj se ajo kohë ka ardhur. NATO e vlerëson zhvillimin e jashtëzakonshëm që keni bërë dhe shpresojmë të ju mirëpresim si aleatja e 30-të e NATO-s në të ardhmen e afërt. Angazhimi i 29 aleateve tjera anëtare të NATO-s në sigurinë dhe mbrojtjen tuaj kolektive do ta forcojë stabilitetin e vendit tuaj“- tha Xhejms Fogo, komandant i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli.
Bisedimet anëtarësuese me NATO-n ishin dëshmi se dimë ku shkojmë dhe se dimë se si të arrijmë tek caku. Po i përmbyllim edhe obligimet tona nga Marrëveshja me Greqinë dhe jemi të bindur se në fillim të vitit 2019 Maqedonia do të jetë në tavolinë së bashku me të gjithë aleatët, anëtarë të NATO-s dhe menjëherë pas saj me proces të suksesshëm të ratifikimit do të jemi edhe vendi i 30-të anëtar i Aleancës”- pohoi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.
Loading…