Gjërat që nuk i keni ditur për mjedrat

Gjërat që nuk i keni ditur për mjedrat

Mjedrat janë fruta shumë të shijshëm dhe sipas eksperteve kanë vlera të mëdha ushqyese. Bashkë me manaferrat ato i takojnë një grupi të frutave mesdhetarë.

Disa nga gjërat që nuk i keni ditur për to janë:

Ato me të vërtetë kanë vlera të mëdha ushqyese– Mjedrat përmbajnë më shumë vitaminë C sesa portokalli, kanë sasi të lartë të fibrave dhe kanë shumë pak kalori.

Ndihmojnë gratë shtatzëna– Sipas shumë studimeve, është thënë se konsumimi i pijeve me mjedër ndihmon në evitimin e problemeve që paraqiten gjatë shtatzënisë.

Vendi që ka më së shumti mjedra është Skotlanda– Skotlanda është e njohur për sasinë e madhe të mjedrave që rriten.

Ekzistojnë 200 lloje të mjedrave– Jemi mësuar me llojin e kuq të mjedrave, mirëpo në botë ka përafërsisht 200 lloje të tyre.

Vetëm një mjedër përmban qindra fara– Vetëm në një mjedër, ekzistojnë 100 deri në 200 fara të vogla.

Më herët janë përdorur për shërim– Në kohët e mëhershme, mjedrat janë përdorur për zbardhimin e dhëmbëve dhe si një kurë për të trajtuar infeksionet e syve. /Gazeta Express

TAGS