Gjermani, tre persona dënohen për vjedhjen e një monedhe gjigante ari me peshë 100 kg

Gjermani, tre persona dënohen për vjedhjen e një monedhe gjigante ari me peshë 100 kg

Tre persona u dënuan me burg për grabitjen spektakolare në mars 2017 të një monedhe ari me peshë 100 kilogramë nga muzeu “Bode”, në qendër të Berlinit.

Një person i katërt u gjet i pafajshëm nga gjykata e kryeqytetit gjerman.

Dy prej të arrestuarve, kushërinj të moshës 23 dhe 21 vjeç, morën dënime nën parashikimet e krimit të të rinjve për katër vjet e gjysmë.

Gjykata zbuloi se të dy të rinjtë ishin anëtarë të një bande të njohur kriminale arabe.