Gjermania s’e ndalon “Huawei”-n, pavarësisht paralajmërimit amerikan për spiunim

Gjermania s’e ndalon “Huawei”-n, pavarësisht paralajmërimit amerikan për spiunim

Gjermania ka lëshuar një projekt udhëzues të brezit të ardhshëm të sigurisë pa tela që nuk parashikon ndalimin e “Huawei”- t.

Sidoqoftë, SHBA-ja ka paralajmëruar përsëri se do të rishqyrtojë ndarjen e inteligjencës me aleatët, duke përdorur pajisjet e firmës kineze. Kushtet e katalogut të shërbimeve të Agjencisë Gjermane të Furnitorëve përfshijnë certifikimin e detyrueshëm të përbërësve kryesorë dhe garancinë e besueshmërisë së prodhuesit, pa përjashtuar “Huawei”-n.

“Huawei”, tha se mirëpriti lëvizjen e Qeverisë gjermane për “krijimin e një niveli të lojës” për furnizuesit e rrjeteve 5G, në të cilat “të gjithë shitësit janë njësoj të mirëpritur të marrin pjesë në ndërtimin e rrjeteve 5G nëse ato plotësojnë kërkesat e sigurisë”.

SHBA-ja po i shtyn aleatët në Evropë të ndalojnë “Huawei”-n, prodhuesin më të madh në botë të pajisjeve të rrjetëzimit, për shkak të frikës se Kina mund të përdorë pajisjet e saj elektronike të spiunimit, të cilat kompania i mohon me këmbëngulje.

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në maj ndaloi hyrjen e “Huawei”-t në teknologjinë amerikane, si pjesë e një mosmarrëveshjeje më të gjerë gjeopolitike midis Uashingtonit dhe Pekinit për teknologjinë dhe tregtinë.

TAGS