Gjiganti i Bundesligës insiston për Rashicën

Gjiganti i Bundesligës insiston për Rashicën
18:02 | 29 Tetor 2019

Milot Rashica është dëshira e madhe e gjigantit gjerman, Schalke 04.

Ylli i Kosovës po kalon formë mbresëlënëse në Bundesligë në fanellën e Werder Bremen, tek e cila skuadër është shndërruar në lojtarin kryesor.

Rashica arriti të shënoi edhe në ndeshjen e fundit të Werder, në barazimin 2:2 në udhëtim te Bayer Leverkusen.

Mediet në Gjermani vazhdojnë të raportojnë për interesimin e Schalkes për 23 vjeçarin, dhe së fundi kësaj gare i është shtuar edhe RB Leipzig.

Sipas mediave gjermane, klubi nga “Gelsenkirchen” i ka bërë gati 13 milionë euro për ta blerë në janar futbollistin kosovar.

Mirëpo, “Sport Bild” shkruan se kjo shumë është e pamjaftueshme për një lojtar i cili vlen më shumë se 20 milionë euro.

Për Rashicën gjatë afatit kalimtar deri në 18 milionë euro ka ofruar skuadra e Benficas./Lajmi.net/

TAGS