Gjiganti i teknologjisë Google është duke eksperimentuar me një simbol të ri që duhet të shënojë vendet me ngarkim të ngadaltë në shfletuesin Chrome. Postimi në blog i ekipit Chrome shpjegon se në të ardhmen shfletuesi do të jetë në gjendje të identifikojë faqet që ngarkohen shpejt ose ngadalë për përdoruesit dhe t’i shënojnë ato me etiketa të qarta. Ky lloj shënjimi mund të marrë shumë forma, dhe ekipi planifikon t’i provojë ato përmes eksperimentit dhe të gjejë atë që do të jetë më i dobishëm për përdoruesit. Google planifikon të identifikojë faqet që janë krijuar të jenë përgjithësisht të ngadalta. Ekipi i Chrome gjithashtu po eksploron aftësinë për të identifikuar vendet me ngarkesë të ngadaltë për shkak të lidhjeve të ngadalta të harduerit ose rrjetit, transmeton KosovaPress. Google po shqyrton gjithashtu një ekran të ngarkimit që do të paralajmëronte përdoruesit, ose një shirit përparimi që do të ishte i gjelbër nëse faqja ishte e shpejtë dhe e kuqe nëse e ngadaltë. “Ne po zhvillojmë etiketimin e shpejtësisë në bashkëpunim të ngushtë me ekipe të tjerë në Google që janë të angazhuar në shënjimin ose testimin e përvojës së përdoruesit”, shpjegon ekipi i Chrome. “Ne jemi shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për vendosjen e normave për atë që konsiderohet një përvojë e mirë në internet, dhe shpresojmë se ato do të jenë të arritshme për të gjithë zhvilluesit,” shtojnë ata. Nuk është e qartë se kur sistemi i ri do të shfaqet në Chrome, por Google ka njoftuar planet në një konferencë të Chrome Dev Summit në San Francisko. Njoftimi është i rrethuar me shumë “ndoshta”, kështu që është e qartë se Google dëshiron reagime nga zhvilluesit e uebit para se të vazhdojë më tutje.

Kur Apple i prezantoi celularët e rinj në shtator, njerëzit menjëherë filluan të talleshin me tri kamerat në iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max. Shumë fotografi qesharake u paraqitën menjëherë në internet dhe disa njerëz thanë se kamerat shkaktuan ‘tripofobinë’ tek njerëzit, apo frikën nga vrimat.

Por, kjo pamje e veçantë me tri kamera e bën gjithashtu më të lehtë të kuptosh nëse dikush ka modelin më të fundit të iPhone, duke e bërë atë një simbol të statusit të menjëhershëm.

Nëse keni një iPhone, përdoruesi i TikTok @Digital_buyer postoi video të një krijimi të lehtë që i bën njerëzit të mendojnë se keni iPhone-in më të ri. Pjesa më e mirë? Duhet të shpenzoni shumë pak para, transmeton Gazeta Express.

Krejt çfarë duhet të bëni është ta vendosni stikerin mbi kamerën aktuale të celularit tuaj dhe më pas të vendosni një kasë mbi të. Në shikim të parë, celulari duket krejt si një iPhone 11 Pro, falë kamerës që merr pamje si të celularit në fjalë.

https://www.tiktok.com/@digital_buyer/video/6757114940500299014?refer=embed&langCountry=en

TAGS