Gjikondi: Shoqëria Civile të jetë pjesë e reformës zgjedhore, s’ka më PD, LSI, PS që vendosin fatet e shqiptarëve

Gjikondi: Shoqëria Civile të jetë pjesë e reformës zgjedhore, s’ka më PD, LSI, PS që vendosin fatet e shqiptarëve

Shoqëria Civile kërkon të jetë pjesë e diskutimit dhe vendimmarrjes për reformën zgjedhore.

Aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi, tha sot në një deklaratë për mediat, se edhe zëri qytetar duhet të ketë të drejta të barabarta me politikanët që do të miratojnë këtë reformë të rëndësishme për shqiptarët.

“Kërkojmë të palë vendimmarrëse, të jemi anëtarë me të drejta të barabarta. Të jemi pjesë e kësaj reforme, nuk ka më vendimmarrje politike pa pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë.

Do jemi pjesë aktive në të gjitha mënyrat që të jemi prezentë në vendimmarrje.

Nuk ka më PD, PS, LSI që vendosin për fatet e shqiptarëve a pjesëmarrjen e shqiptarëve”, tha Gjiknodi.