Gjilani – Drita luhet në ‘Fadil Vokrri’, ky është reagimi i ashpër i Shpend Ahmetit

Gjilani – Drita luhet në ‘Fadil Vokrri’, ky është reagimi i ashpër i Shpend Ahmetit

Gjilani – Drita luhet në ‘Fadil Vokrri’, ky është reagimi i ashpër i Shpend Ahmetit

FFK ditë më parë ka vendosur që ndeshja e xhiros së 26-të në mes të Dritës dhe Gjilanit të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të pa kënaqur me këtë vendim të Federatës kanë qenë tifozët e Prishtinës por tani ka reaguar edhe kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.

Ky është reagimi i tij:

Stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës. Qe nga renovimi qeveria nuk e ka bërë pranimin teknik dhe si pasojë objekti i renovuar nuk është dorëzuar te Komuna.

Objekti ka filluar të ketë probleme ende pa u bërë pranimi. Për shkak të rëndësisë së ndeshjeve ndërkombëtare të Kosovës nuk kemi deklaruar asgjë në lidhje me këtë.

Por tani, dikush ka filluar të ndajë lokale e zyre e Federata ka vendosur që të luhen edhe ndeshjet tjera kampionale si Drita – Gjilani pa u konsultuar fare me Komunën.

Stadiumi nuk është as i Qeverisë e as i Federatës. I takon qytetarëve të Prishtinës. Ne kemi nderin që aty të luajnë Kosova drejt kualifikimit për kampionat e Prishtina lojët kampionale, por askush nuk ka të drejtë as të ndajë lokale e as të vendos ndeshje të tjera.

Kërkojmë nga ministria që sa më parë ta dorëzoj stadiumin sipas marrëveshjes dhe po ashtu që çdo vendim për lokale e lojë të bëhet me bazë ligjore, sepse përndryshe jemi të detyruar ti lirojmë hapësirat me ligjet në fuqi.

Ne kemi mirëkuptim, por çdo gjë duhet të bëhet me ligj dhe në përputhje me interesin publik.

[embedded content]

TAGS