Gjilani ndërpret marrëveshjen me Muçën

Gjilani dhe Ledion Muça i ka ndarë rrugët pas gjashtë muajsh bashkëpunim.

Ka qenë klubi vetë që e ka njoftuar ndarjen mes palëve.

“Gjilani sot ka mbyllur bashkëpunimin me lojtarin e ardhur gjatë afatit kalimtar të verës, Ledion Muçën”.

Lexo po ashtu:

“Ndërprerja e marrëveshjes erdhi në mirëkuptim të dyanshëm dhe që nga dita e sotme, Ledion Muça nuk është më pjesë e skuadrës së Gjilanit”.

“Klubi e falënderon futbollistin dhe i uron suksese në karrierën e tij futbollistike”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lojtari nuk ka arritur ta bëjë diferencën për çka kishte ardhur në Gjilan.

Në anën tjetër në ditën e sotme skuadra është rikthyer tek përgatitjet parasezonale pas pushimit që e kishin të hënë.

Në grumbullimin e sotëm prezent ishin të gjithë futbollistët. /Telegrafi/

TAGS