Në komunat Kërçovë, Makedonski Brod dhe Pllasnicë sot të drejtën e votimit e kanë realizuar gjithsej 682 persona – të sëmurë dhe të palëvizshëm. Votimi filloi në kohë, në orën 7 dhe deri në këto momente zhvillohet pa vështirësi, informojnë nga komisionet zgjedhore të këtyre tre komunave.
Në Kërçovë të drejtë të votimit kanë 486 të sëmurë dhe të palëvizshëm, në Makedonski Brod kanë 130 persona dhe në komunën Pllasnicë nga kjo kategori e njerëzve të drejtë vote kanë 66 persona.
Për ditën e zgjedhjeve nesër në Kërçovë të drejtën e votës e kanë 50.410 votues të cilët do të kenë mundësi të votojnë në 113 vendvotime. Në Makedonski Brod nesër të drejtë vote kanë gjithsej 5051 votues të cilët do të votojnë në 42 vendvotime dhe në komunën Pllasnicë nesër do të duhet të votojnë 5045 në nëntë vendvotime.