Brock Harris, nga Beaudesert, në perëndim të Bregut të Artë, ishte afër shtëpisë së tij pasi që punoi i 12 orë në temperaturë prej 39 Celsius, raporton ABC-ja ndërsa, transmeton IndeksOnline.
Polici tha se Harrisi nuk po drejtonte makinën me vëmendje të duhur.
Shoferi i habitur tha se ishte thjesht, duke u përpjekur të mbante lëngjet e tij në nivel në një ditë përvëluese në Queensland.
“Nëse është e jashtëligjshme, atëherë unë do të paguaj gjobën, por nuk është e këndshme që të gjobitësh dikë në një ditë me 39 gradë për përpjekjen për të qëndruar të hidratuar”, tha ai.
Harris kundështoi këtë gjobë, por oficeri i policisë i tha që ai po bënte punën e tij.
Mbikëqyrësi i policisë së Queenslandit, David Johnson i komandës së policisë rrugore tha se pirja e ujit gjatë ngasjes mund të jetë e paligjshme nëse shoferi humbet kontrollin e makinës.
“Ka shumë njerëz që konsumojnë pije gjatë ngasjes dhe e bëjnë atë në mënyrë të sigurt”, tha Supt Johnson.