Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person
Tash esht Koha

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur ka ndodhur rreth orës 22:00, në rrugën “Adem Ramadani” në Prishtinë,  si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Pas orës 22:00 në rrugën “Adem Ramadani” ka ndodhur fillimisht një mosmarrëveshje e shkaktuar me një zënkë mes dy grupeve të caktuara. Njëri grup i përbërë nga dy persona tjetri grup nga tre persona. Në grupin e përbërë nga dy persona njëri ka mbetur i plagosur në këmbë. I plagosuri dhe personi tjetër kanë thënë që nuk i njohin tre personat.

Sipas Bajramit, Policia ka dal në vend të ngjarjes dhe nuk i ka hasur tre personat tjerë në vend të ngjarjes.

Rasti në fjalë është duke u hetuar nga organet e policisë./Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS