Gjuetari i thesareve gjen shpatën 335-vjeçare

Gjuetari i thesareve gjen shpatën 335-vjeçare

Një burrë ka gjetur mbetjet e një shpate 335-vjeçar në rrënojat e një anije pirate.

Është gjetja e katërt nga Robert Felce nga vendi në shkëmbin e Dollar Cove në Gunwalloe, në gjirin pranë Helston, Cornwall.

Në vitet e mëparshme ai gjetur mbetjet e tri granatave të dorës nga shekulli 17 i anijes Schiedam.

Këtë herë ai gjeti në një shkëmb një shpatë hekuri të kapluar nga korrozioni.

Schiedam ishte një anije tregtare holandeze, e cila u kap nga piratët Barbary në afërsi të Gjibraltarit në gusht 1683.

Anija u pushtua pastaj nga Marina Mbretërore dhe u dërgua në koloninë angleze në Tanxher si një anije transporti.

Kur kolonia u braktis një vit më vonë, Schiedam u ngarkua me armatim duke përfshirë topa, pushkë, granata, kuaj dhe pajisje tjera bashkë me familjet dhe ushtarët civilë.

Gjatë një stuhie anija Schiedam u shkatërrua në brigjet e Cornwall, në prill 1684.

“Objekti që kam gjetur në plazh është identifikuar si mbetjet e një shpate 335-vjeçare. Ajo u gjet në tri pjesë, pothuajse e mbuluar në rërë. Gjatësia e shpatës mund të ketë qenë ndoshta më shumë se 60 centimetra dhe ishte mbajtur në gjendje të mirë nga pronari i saj origjinal, i cili mund të ishte një marinar, ushtar apo një pirat i Afrikës Veriore”, tha Felce.

TAGS