12 April 2018 / 16:28
Një hulumtim i Agjencisë së Mediave bashkë me Agjencitë e vendeve tjera të Ballkanit tregon se në shumë raste mediat përdorin gjuhën e urrejtjes. Drejtori i Agjencisë së Mediave Zoran Trajçevski tha se kanë ngritur disa raste por se Prokuroria Publike zvarritë procedurat.
Ne nuk mund të marrim përgjegjësi sepse institucionet tjera si Prokuroria Publike dhe Komisoni për mbrojtje dhe diskriminim nuk ndërmarrin aktivitete tjera. Për fat të keq deri tani vetëm njëherë kemi marrë përgjigje nga Prokuroria publike – deklaroi Zoran Trajcevski- Drejtor i Agjencisë së Mediave.
Përfaqësuesit nga Bosnja dhe Kroacia thanë se gjobat për mediat të cilat përdorin gjuhën e urrejtës në vendet e tyre janë më të larta, madje deri edhe në marrjen e licencës së punës.
Në Kroaci për momentin nuk ka mundësi të tillë për dënim financiar, por ekziston mundësia e shqiptimit të masave më të rrepta, e ajo është marrja e përkohshme apo e përhershme e licencës së punës – deklaroi Stanisllav Bender, Agjencisë për Medium Elektronike-Kroaci.
Hulumtimi rajonal ka treguar se numri më i madh i rasteve që kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes në media janë mbi baza etnike, fetare dhe politike.
Elmedina Aliji