Gjunjëzohet BDI, refuzon 12 deputetët e koalicionit ASH-AAA! Në Qeveri hyn pa kryeministër shqiptar!

Gjunjëzohet BDI, refuzon 12 deputetët e koalicionit ASH-AAA! Në Qeveri hyn pa kryeministër shqiptar!

BDI ka vendosur të mos e pranojë ofertën prej 12 deputetëve të koalicionit ASH-AAA për të bë kryeministrin e parë shqiptarë, Naser Ziberin, njoftojnë burime partiake.
Përkundrazi, partia e Ali Ahmetit ka vendosur të bëhet pjesë e qeverisë pa kryeministër shqiptar as në vitin e fundit, njoftojnë burime partiake.

“E vetmja mundësi që po shqyrtohet është që BDI ta ketë kryeministrin në fund të mandatit. Nuk do të jetë kryeministër teknik, sepse nuk do të kemi më qeveri teknike, do të jetë një formë e re ku kryeministri do të ketë kompetenca edhe më të kufizuara se që ka kryeministri teknik. Por edhe kjo është në pikëpyetje”, kanë thënë burime partiake brenda vetë BDI-së.
Sipas tyre Ali Ahmeti i vetëdijshëm për dështimin me kryeministrin shqiptar, tani po mundohet përgjegjësinë ta largojë nga vetja dhe tua hedhë deputetëve dhe strukturave tjera të partisë.

E që bisedimet po shkojnë në drejtim të formimit të Qeverisë pa kryeministër shqiptar, flasin edhe informacionet e fundit, sipas cilave LSDM dhe BDI vazhdojnë konsultimet intensive në nivelin e sekretarëve partiak për një marrëveshje koalicioni.

Pas vendosjes së parimeve dhe mënyrës së funksionimit të koalicionit, LSDM dhe BDI po punojnë në harmonizimin e programeve zgjedhore të të dy palëve në një program pune të Qeverisë eventuale të ardhshme. Përmes komunikatës së përbashkët, partitë konfirmojnë gjithashtu se kanë filluar edhe procesin e rishikimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm, si dhe propozimet për siç theksojnë drejtues të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë, që do të jenë në gjendje të zbatojnë plotësisht programin në një afat katër vjeçar.

Palët nuk japin më shumë detaje nëse kanë gjetur gjuhë të përbashkët rreth të parit të ekzekutivit, ndonëse para se t’i fillonin negociatat pikërisht kjo ishte linja e kuqe e dy partive. Vetëm shtojnë se opinioni do të informohet sapo të arrihet ndonjë përparim në negociata. Mandatari për formim të Qeverisë së re nga radhët e socialdemokratëve, Zoran Zaev ka afat prej 20 ditëve të formojë Qeveri dhe të sigurojë shumicë parlamentare, në të kundërt mandati do t’i kalojë kreut të partisë së dytë me më së shumti deputetë, Hristijan Mickoskit.