Gjuriq ka ardhur në Kosovë, qeveria i ka dhënë leje

Gjuriq ka ardhur në Kosovë, qeveria i ka dhënë leje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë ditës së sotme ka hyrë në Kosovë.

Për Gazetën Express, në një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme, është konfirmuar se qeveria e Kosovës i ka dhënë leje për të hyrë në Kosovë.

Herën e fundit që Gjuriq ishte në Kosovë, ai ishte arrestuar nga forcat speciale policore, për shkak se kishte hyrë pa leje, e kjo kishte shkaktuar një situatë kaosi në veri të vendit. /GazetaExpress/