Gjykata Apelit fillon shqyrtimin e lëndës së Almir Aliut

Gjykata Apelit fillon shqyrtimin e lëndës së Almir Aliut

Gjykata Apelit ka filluar me shqyrtimin e lëndës së Almir Aliut për delegimin e kompetencave të Gjykatës Themelore të Kumanovës në Gjykatën Penale të Shkupit. Burime të Alsat nga gjykata e shkallës së dytë bëjnë të ditur se lëndë do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë për referim. Pas mendimit të organit të akuzës, Apeli do të vendosë mbi kërkesën e palës së dëmtuar, nëse gjykimi vazhdon në Kumanovë apo fillon nga e para në gjykatën e shkallës së parë në Shkup. Kërkesa e avokatit të familjes Aliu për largimin e lëndës nga Kumanova vjen pas mohimit që Gjykata Themelore i bëri kërkesës së tyre për të pasur gjykatës shqiptar në trupin gjykues dhe mohimi që i bëri Prokuroria Themelore Publike për të tërhequr nga përfaqësimi i akuzës, prokuroren Suaza Kusigerska.

Adrian Kerimi 

Loading…

TAGS