Gjykata e Apelit i lë në paraburgim dy të dyshuarit për shembjen e ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë

Gjykata e Apelit i lë në paraburgim dy të dyshuarit për shembjen e ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë

Gjykata e Apelit, i ka refuzuar si të pabazuara, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës se paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve A.H. dhe Q.H., të dyshuar për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm në rastin e shembjes së ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë, transmeton Telegrafi.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i datës 24 prill sipas të cilit kjo masë do t’u llogaritet deri me 22 maj, mbetet në fuqi.

“Të pandehurit në fjalë, po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprën penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ nga neni 356 par.5 lidhur më par.2, e lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (kodi i ri)”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Lexo po ashtu:

Gjykata e Apelit, njësoj si gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve në fjalë, ashtu siç kërkojnë dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

TAGS