Gjykata izraelite liron shtetasen turke (VIDEO)

Gjykata izraelite liron shtetasen turke (VIDEO)

Qytetarja turke Ebru Özkan e cila ishte arrestuar nga policia izraelite më 11 qershor është lënë e lirë pas vendimit të gjykatës ushtarake izraelite për lirimin e saj me kusht, njoftoi avokati i saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avokati Omer Hamayse tha se gjykata ushtarake Ofer në Bregun Perëndimor të okupuar ka vendosur të zbatojë vendimin e marrë ditën e hënë për lirimin me kusht të klientes së tij.

Hamayse bëri të ditur se Özkan pas plotësimit të procedurave në burgun HaSharon në afërsi të qytetit Natanya në veri të Izraelit është larguar nën shoqërimin e zyrtarëve të ambasadës turke në Tel Aviv.

Gjykata ushtarake Ofer në një senacë të zhvilluar ditën e djeshme mori vendim për lirimin e saj me kusht pasi refuzoi ankesën e prokurorisë.

Po ashtu, avokati Hamayse kishte njoftuar se Ebru Özkan do të gjykohet e lirë me kaucion prej katër mijë dollarësh, konfiskimin e pasaportës dhe paraqitjen dy herë në javë në komisariatin e policisë më të afërt pranë banesës së saj dhe se seanca e ardhshme kryesore do të zhvillohet më 29 korrik.

Sipas aktakuzës së përgatitur ditën e dielë nga prokuroria izraelite ndaj Özkan, shtetasja turke akuzohet për “ndihmë dhe shërbime të ndryshme për Hamasin, prishjen e rendit të vendit dhe futjen në vend të parave të dërguara nga ‘pala armike'”.

Özkan ishte arrestuar nga ana e policisë izraelite më 11 qershor në Aeroportin Ben Gurion gjatë kthimit në Stamboll, pas një vizite treditore në Kuds.