Gjykata kushtetuese nuk ka nisur procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për amnisti në tërësi, ndërsa iniciativa për vlerësimin e nenit 2 nga ligji i njëjtë është hedhur poshtë, sepse tani më është vendosur për këtë, informojnë nga Gjykata kushtetuese, përcjell KOHA.
Iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për amnisti në tërësi, të parashtruar nga Todor Petrov nga Kongresi botëror maqedonas dhe iniciativa për nenin 2 nga ligji i njëjtë i parashtruar nga avokatja Joshevska Anastasovska, Gjykata kushtetuese i shqyrton si pikë të parë të seancës së sotme të dytë.
Qëndrimet e gjykatësve kushtetuese ishin të ndara.
Gjykatësi kushtetuese, Naser Ajdari, duke i elaboruar kërkesat, tha se kërkesat për konfirmimin e kushtetutës duhet të hidhen poshtë si të pabaza sepse gjykata tani më është deklaruar për këtë ligj.
Sipas gjykatësit, Jovan Josifovskit, këto dy iniciativa janë elaboruar në detaje dhe duhet të pranohen, veçanërisht që ai mbetet në qëndrimin e tij paraprak se ligji është kundër kushtetutës.
Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Sali Murati tha se qëndrimi i tij personal është se të gjitha normat juridike duhet të jenë funksionale dhe se me dhënien e ligjeve të tilla për ngjarje të tilla nuk përforcohen vlerat shtetërore.
Gjykatësi Osman Kadriu, theksoi se duhet të pranohet se ligjvënësi nuk jep amnisti për vepra me të cilat rrezikohet integriteti dhe sovraniteti i shtetit.
Gjykatësja kushtetuese Elena Gosheva, tha se ka shumë mospërputhje dhe se duhet të hidhet poshtë propozimi për refuzimin e iniciativës si i pabazë.