Alsat 2019-10-14T16:09:08+02:00
Katica Janeva është kthyer në burgun e Shutkës, pas qëndrimit katër ditor në spitalin privat Zhan Mitrev. Ajo ishte hospitalizuar me dhimbje në kraharor në gjendje para infarktit. Derisa ish shefja e PSP-së kurohej në spital, Gjykata e Apelit sot vendosi që Gjykata penale duhet të vendosë sërish nëse do i pranohet garancia me tre banesa që burgu t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak. Penalja nuk ka guxuar ta hedh poshtë kërkesën e Janevës.
Rekomandimi i Gjykatës së Apelit është se gjykatësi i procedurës paraprake nuk është dashur ta hedh poshtë kërkesën me garanci të Katica Janevës. Nëse nuk ka pasur bazë ta braktisë burgun hetues të Shutkës është dashur ta refuzojë ose ta shqyrtojë arsyeshmërinë e kërkesës”-thonë nga Gjykata e Apelit.
Por, gjatë fundjavës shtrëngime në bark ka pasur edhe Boki 13. Policia e burgut sot sërish e ka dërguar për kontroll në spitalin 8 Shtatori. Është ankuar për dhimbje në bark dhe i është përkeqësuar gjendja. Thuajse me simptomat e njëjta Boki 13 urgjentisht u dërgua në spital edhe para 6 ditëve kur u desh të japë deklaratë në Prokurori. Avokati i tij paralajmëroi se Bojan Jovanovskit seriozisht i është rënduar gjendja shëndetësore dhe se nga burgu duhet të kalojë në spital. Prokuroria e krimit të organizuar ngriti aktakuzë për rastin “Reket” kundër Boki 13, Katica Janevës dhe Zoran Kiçeec. Në mënyrë plotësuese hetimi u zgjerua edhe për organizatën humanitare të Boki 13 “Lidhja Ndërkombëtare”. Përveç tij, në hetimin plotësues u akuzuan edhe Jasna Mandiq, zëvendësja e Boki 13 dhe asistente e tij personale, babi i tij, por edhe deputetja e LSDM-së Frosina Remenski.
Bojan Stojanovski
Loading…