Gjykata pushon hetimet ndaj Admir Muratajt për grabitjen në Rinas

Gjykata pushon hetimet ndaj Admir Muratajt për grabitjen në Rinas

Gjykata për Krimet e Rënda në Shqipëri pushoi çështjen ndaj Admir Murataj, duke konfirmuar zyrtarisht vdekjen e tij.

Prokuroria dorëzoi certifikatën e vdekjes, aktin daktiloskopik dhe këqyrjen e kufomës. Sipas këtyre materialeve, kufoma është identifikuar nga krahasimi i shenjave të gishtave nga ato të ardhura nga Greqia.

Gjatë seancës, Gjykata për Krimet e Rënda caktoi një avokat kryesisht për të përfaqësuar interesat e viktimës. Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë grabitjes së 6 milionë eurove më 9 Prill në Rinas.

Ai akuzohej nga prokuroria si organizatori i 3 grabitjeve të blindave me para në harkun kohor të 2015-2017./Telegrafi/

TAGS