Gjykata Themelore dënon një të akuzuar me shtatë vite burg për vjedhje

Gjykata Themelore dënon një të akuzuar me shtatë vite burg për vjedhje
Tash esht Koha

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.A. për veprat penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas njoftimit për media, i akuzuari F.A. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vitesh ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3000 (tremijë) euro.

Ndërsa, për dy pika të aktakuzës për veprat penale “vjedhje e rëndë” nga neni 327 par.1 pika 1 lidhur me nenin 31 dhe 28 të KPRK-së i akuzuari është liruar.

Gjykata ka konstatuar se i akuzuari F.A. ka kryer veprën penale të vjedhjes me qëllim që me përvetësimin e pasurisë së huaj të luajtshme t’i sjell vetes përfitim pasuror të kundërligjshëm.

Në njoftim thuhet se të akuzuarit do t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS