Gjykata Themelore përgënjeshtron lajmin për televizioni “1”

Gjykata Themelore përgënjeshtron lajmin për televizioni “1”

Gjykata themelore Shkupi-2 përgënjeshtron lajmin e transmetuar në media lidhur me reagimin e Asociacionit Maqedonas Mediave sa i përket vendimit të saj që televizioni “1” duhet të dëmshpërblehet me 100 mijë euro dhe KSHZ-ja ta publikojë çmimoren e televzionit për program të paguar politik edhe pse televizioni shkeli afatin për dorëzimin e çmimores. Nga gjykata thonë se në rastin konkret bëhet fjalë për masë të përkohshme me çka obligohet publikohet publikimi i çmimoreve në faqen e internetit të KSHZ-së. Në këtë procedurë nuk vendoset për kërkesën në para e as për procedurë lidhur me padinë ndërsa propozuesi sa i përket arsyetimit masës së përkohshme pas padisë në mënyrë plotësuese do të arsyetoj shumën. Në këtë kontest nuk është praktikë që gjykatësit të thirren për vendimet e tyre, por edhe të mbrohen nga kritikat publike. Kushtetuta dhe ligji garanton të drejtën e ankesës dhe nga këtu çdo vendim i shkallës së parë mund të shqyrtohen nga gjykata e shkallës së dytë

Loading…

TAGS