Gjykata vendos mos ta censurojë filmin “Tallja me Krishtin”

Pavarësisht tërheqjes së kërkesës së Avokatit të Shtetit dy ditë më parë, Gjykata Themelore Shkupi 2, ka mbajtur sot seancë lidhur me transmetimin ose jo të filmit “Tallje me Krishtin” me regji të Jani Bojaxhi. Gjykata ka vendosur mos censurimin e filmit, pavarësisht se ai u kritikua ashpër në opinion për pasqyrimin e ish ushtarëve të UÇK-së në rolin e dhunuesve dhe përdhunuesve. Në seancën gjyqësore mori pjesë vetëm përfaqësues i shoqatës “Art Kinema” nën kompetencat e të cilës është transmetimi i filmit. Ndërkohë, avokati i shtetit e tërhoqi kërkesën të shtunën, një ditë pasi filmi veçmë u shfaq premierë në festivalin “Kinenova” në Shkup. Sipas avokatit të shtetit, duke qenë se filmi u transmetua para caktimit të seancës nga Gjykata, atëherë këresa nuk përbënte më vlerë juridike për shqyrtim. Nga ana tjetër, një kërkesë paralele e dërguar nga Avokati i Shtetit për hetim të procedurës rreth financimit dhe prodhimit të filmit, është tashmë në sirtarët e Prokurorisë Publike. Ankesa e Avokatit të shtetit dhe Ministrisë së Kulturës bazohet në nxitje të urrejtjes ndëretnike dhe ndër-fetare. Deri tani, nga Prokuroria nuk duan të zbardhin nëse kanë nisur apo jo shqrimin e kërkesës së tillë.

TAGS