17 May 2018 / 15:04
Seanca gjyqësore për tentim vrasjen ndaj Ziadin Selës më 27 prill ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja. Njërin nga dëshmitarët që nuk kanë arritur ta sigurojnë, mbrojtja sot e tërhoqi si propozim. Dëshmitari tjetër, Antonio Filevski, që njëherit ishte njëri nga qytetarët që janë futur në Kuvend më 27 prill, nuk zbardhi asgjë të re. Filevski tha se nuk e ka parë kur është sulmuar Sela, ndërsa në pyetjet e kryqëzuara dëshmitari dha përgjigje me bindje politike. Për këtë gjykatësja ia tërhoqi vërejtjen.
Nga të akuzuarit e njoh vetëm Aleksander Janevski- Toshtan. Qytetarët ishin shumë agresiv. Ata kanë protestuar për të ndaluar federalizimin, ndarjet dhe padrejtësitë. Për këtë janë futur në Kuvend dhe jo për terrorizëm. Ziadin Selën nuk e kam parë në sallën e konferencave, ndërsa Toshta ishte aty. Unë, Tosha dhe Vlladimir Gjorçev kemi qenë së bashku duke tentuar të qetësojmë qytetarët – dekalroi dëshmitari Antonio Filevski.
Derisa procesi gjyqësorë për tentim vrasjen ndaj Selës po shkon drejtë fundit, njeriu që shpëtoi Selën më 27 prill, Abdylfeta Alimi vazhdon të mbetet në paraburgim edhe pas garancisë që ka ofruar familja e tij dhe lideri i ASH-së, Ziadin Sela. Së fundi, familja Alimi ka konfirmuar për Alsat se përveç pasurisë së tyre dhe të Selës, si garanci kanë ofruar edhe garancinë e zyrtarit të ASH-së, Krenar Llogës. Këshilli Gjyqësor akoma nuk ka sjell vendim mbi garancinë e Alimit. Ndërkohë nga paraburgimi është liruar ditë më parë ish kryeshefi i MPB-së, Oliver Popovski, paraprakisht ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, deputetët e VMRO-DPMNE-së, aktorët dhe të akuzuar të tjerë. Ndaj tyre është shqiptuar arrest shtëpiak dhe masa kujdesi, duke u obliguar me paraqitje. Garancinë më të madhe e ka ofruar Çavkov rreth 600 mijë euro, ndërsa familja Alimi edhe pse i është afruar kësaj shifre, Abdylfeta Alimi mbetet në paraburgim.
Adrian Kerimi