Gjymtohet Chelsea, tri mungesa për ndeshjen kundër Bayern

Gjymtohet Chelsea, tri mungesa për ndeshjen kundër Bayern

Chelsea do të jetë pa tre lojtarë kyç në ndeshjen kundër Bayern Munich.

Finalja e mbrëmshme në Kupën FA i ka kushtuar Chelseat edhe me disa dëmtime, anash humbjes së pësuar.

Një nga goditjet më të mëdha që morën ‘Blutë’ ishte dëmtimi i Christian Pulisic, i cili u detyrua të linte fushën e blertë.

Lidhur me të gjitha lëndimet para ndeshjes kundër Bayern Munich ka folur Frank Lampard, i cili e di se gjendja është alarmante.

“Nuk e di seriozitetin e dëmtimit, por unë e di se janë ligamentet në pyetje tek Azpi dhe Christian”, ka thënë Frank Lampard.

“Ata do të bëjnë skanimet dhe gjithçka mësohet ditët e ardhshme. Dukshëm, ata nuk janë gati për javën tjetër (ndeshja ndaj Bayern)”, ka shtuar anglezi.

Lëndim tjetër ka pësuar edhe Pedro Rodriguez, i cili duhej larguar nga fusha me ndihmën e aparatëve të oksigjenit.