8 May 2018 / 17:28
Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski, që të dy të akuzuar për furnizimin e mercedesit luksos prej 600 mijë eurove nuk do të mbrohen në gjykatë, përkatësisht do të heshtin. Ata i tërhoqën propozimet për tu mbrojtur gojarisht, ndërsa gjykatësja Dobrilla Kacarska i porositi avokatët të përgatisin fjalët përfundimtare. Procedurën për ish ministren e Brendshme Gordana Jankullovska e ndau për shkak të shtatzënisë. Paraprakisht prokurorja Speciale, Katica Janeva ka hedhur poshtë kërkesën e Nikolla Gruevskit për përjashtimin e dy prokurorëve të cilët punojnë lidhur me aktakuzën për furnizimin e Mercedesit luksoz.s Gjykimi do të vazhdoj më 14 maj.