Gjyqtarët e ndeshjeve të javës së 23-të në Ipko Superligë, rikthehet Genc Nuza

Është bërë delegimi i gjyqtarëve për ndeshjet e fundjavës në Ipko Superligë.

Ndeshjen derbi, Feronikeli – Trepça ’89 do ta gjykojë Genc Nuza, që rikthehet pas disa javëve mungesë

Ndërkohë, Gramoz Shala është deleguar në ballafaqimin Llapi – Ballkani.

Takimin e ditës së shtunë në Gjilan mes Dritës dhe Lirisë do ta drejtojë Tefik Maloku. /Telegrafi/

TAGS