Gjyqtari Besnik Muçi flet pas shkarkimit: Tre mëkatet e mia! Nuk më heqin dot nga Gjykata Kushtetuese

Gjyqtari Besnik Muçi flet pas shkarkimit: Tre mëkatet e mia! Nuk më heqin dot nga Gjykata Kushtetuese

Ish prokurori dhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese, dekretuar nga Presidenti Ilir Meta ka folur sot pas vendimit të KPA që e shkarkoi nga detyra si prokuror pasi gjeti probleme me deklarimin e pasurisë.

Sipas tij, duke shpjeguar me ironi vendimin e KPA, mëkati që ka bërë ishte se para dy vitesh aplikoi për anëtar të GJK.

Ja pjesë nga fjala e tij:

“Më thoni kush është ai qytetar shqiptar, pasuria e të cilit mos ketë probleme të natyrës së qindra mijërave lekë, unë e kam thënë jam bërë vet prokuror, kam konkuruar dhe kam ushtruar 17 vjet profesionin me përkushtim korrektesë duke zbatuar ligjin pa asnjë masë disiplinore dhe mëkati i vetëm është që bëra para nja dy vjetësh, që ata që janë marrë me analizën e shqyrtimin, dhe autoritetet e ambasadës amerikane, mëkati i vetëm se aplikova për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Mëkati tjetër e bëri zoti Dvorani më listoi i treti në listë, për vakancat e Presidencës dhe Kuvendit.

Mëkatin tjetër e bëri Presidenti Meta që më emëroi anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ku qëndron problemi im në këtë lloj situate, cfarë mund të bëj një jurist që ka besim te institucionevet e vendit të tij dhe kërkon të bëjë karrierë duke respektuar dhe procedurat institucionet?”