Gjysmëfinale e zjarrtë në Copa Libertadores

Gjysmëfinale e zjarrtë në Copa Libertadores
22:32 | 30 Shtator 2019

Rivalët argjentinas River Plate dhe Boca Juniors do të takohen në gjysmëfinalen e së mërkurës në Copa Libertadores, nëntë muaj pas finales së tyre të diskutueshme të vitit 2018.

Ajo ndeshje ishte hera e parë në 58 vjet që të dy palët ishin takuar në finale dhe ishte plot me dramë.

Ndeshja fillimisht u shty pasi autobusi i ekipit të Boca u sulmua nga tifozët e River, duke i shkaktuar lëndime lojtarëve, transmeton lajmi.net.

Pastaj u transferua 6.000 milje larg nga Buenos Aires në Madrid para se River të fitonte 5-3 në total në ‘Bernabeu’.

Edhe kësaj radhe pritet të ketë spektakël të madh, jashtë dhe brenda fushës. /Lajmi.net/

TAGS