“Goce Dellçevi”, vazhdojnë përplasjet mes dy vendeve

“Goce Dellçevi”, vazhdojnë përplasjet mes dy vendeve

Zv/kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov paralajmëroi se Bullgaria do ta bllokojë konferencën e parë ndër-qeveritare mes BE-së dhe MAqedonisë, që pritet të mbahet në dhjetor. Me akuzat për jo sinqeritet të palës maqedonase, Karakaçanov iu kundërpërgjigj thirrjes së Ministrit gjerman, Rot për konstruktivitet. Sipas tij, Bullgaria nuk po paraqet kushte shtesë për Maqedoninë e Veriut, meqë kriter i qartë që nga ekzistimi i BE-së është: secili shtet kandidat duhet t’i zgjidh problemet me fqinjët para se t’i fillojë negociatat.


“Bullgaria duhet të kundërshtojë konferencën e parë ndër-qeveritare, nëse i përmbahet interesave kombëtare dhe evropiane. Para disa ditëve, Dragi Gjorgjiev ishte i ashpër. Këta njerëz nuk kanë qëllim të udhëheqin dialog të sinqertë me Bullgarinë. Ata mendojnë se mund t’i mbulojnë çështjet. Mendojnë se dikush në Bruksel ose në botë do t’i bëjë presion Bullgarisë dhe do të gjunjëzohemi. Shihet se nuk e kanë të qartë çfarë është dhe si funksionon BE-ja. Duhet të edukohen 3 vjet”

Zv/kryeministri, Dimitrov thotë se nëse nuk do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare do të jetë e vështirë të ruhet thelbi i marrëveshjes dypalëshe. Sipas tij, takimet politike dhe të komisioneve mund të ndihmojnë, por procesi negociues nuk duhet të keqpërdoret nga Sofja.

 “Nuk duam të anëtarësohemi në çfarëdo unioni, por në Unionin Evropian dhe është shumë e vështirë të ruhet kuptimi i termit “evropian” nëse sfidohemi me diçka që nuk duhet të jetë çështje në shek.21 në Evropë: Kush jemi ose çfarë gjuhe flasim. Kjo është çështje shumë e brendshme, është thelbi i sovranitetit dhe të drejtës për vetëpërcaktim dhe vetëvendosje. Jemi të interesuar ta kemi mike Sofjen, por të kontestuarit e gjuhës maqedonase nuk është strategjia më e mirë t’ua fitosh zemrat maqedonasve.”

Deklarata e Karakaçanovit, edhe për minsitrren e mbrojtjes Shekerinska nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore e as që ndihmon në zgjidhjen e problemeve.

“Presim që fqinjët, përfshirë Bullgarinë, ta ndihmojnë dhe jo ta pengojnë rajonin. Mënyra e vetme për ta ndihmuar është t’i japin mundësi të ardhmes evropiane. Tani është momenti të dëshmojmë se sa vërtetë duam të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne testin tonë e kaluam.”

Kryeministri, Zaev paralajmëroi takim me homologun bullgar, Borisov para 10 nëntorit. Ndërsa komisioni i përbashkët i ekspertëve ende nuk ka caktuar datën e takimit.

Anesa Salihu