Goditet me molotov një veturë në Shkup

Goditet me molotov një veturë në Shkup

Dy persona të panjohur që kanë qenë në motoçikletë dje kanë gjuajtur me koktej molotov ndaj veturës “Pasat” me targa sllovake, që është transportuar me karroceri, transmeton Almakos.

Ashtu si informuan nga MPB-ja, kokteji është hedhur në bulevardin “Leka i Madh”, derisa vetura është transportuar për ekspertizë në ministrinë e punëve të brendshme.

Dy persona të panjohur pastaj e kanë lëshuar vendin e ngjarjes, ndërsa vetura pjesërisht është dëmtuar.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit./Almakos/