Me 10.06.2019 në ora 17.30 në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është lajmëruar se tek to është dërguar personi B.M.(58) nga Shkupi me lëndime të rënda të krijuara nga aksidenti i trafikut që ka ndodhur në rrugën ‘Sava Kovaceviq’, transmeton Almakos.
B.M. është goditur nga vetura e tipit “Pezho 406” me targa nacionale bullgare në pronësi të A.A.(56) nga Shkupi.
Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Shkup.