Me 20.05.2019 në ora 11.30 në rrugën lokale në fshatin Pirok, Tetovë, vetura e tipit “Mercedes” me targa nga Tetova, në pronësi të Ndërmarrjes Publike Komunale Sharri, e drejtuar nga A.F.(55) nga fshati Bogovinë, e ka goditur këmbësorin O.M.(40) nga fshati Bogovinë, i punësuar në ndërmarrjen e njëjtë, transmeton Almakos.
Nga goditja O.M. ka vdekur në vend. Kontroll në vendngjarje ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Tetovë. Me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.