Me 19.04.2019 në ora 19.00 në rrugën Alija Avdoviq në Shkup, vetura e tipit ‘Seat Leon’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga I.A.(46) nga fshati Hasanbeg, Shkup, e ka goditur një fëmijë gjashtë vjeçar nga fshati Hasanbeg i cili është lënduar rëndë dhe me veturë tjetër është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore, transmeton Almakos.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.