Goditi me sende të forta efektiven e policisë, pranga 56-vjeçarit në Tiranë

Goditi me sende të forta efektiven e policisë, pranga 56-vjeçarit në Tiranë

Një 56-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi ka goditur me sende të forta një efektive të policisë.



Burimet bëjnë me dije se 56-vjeçari Veprim Matraku, endacak ka qëlluar me shkop për shkak të detyrës policen me iniciale S.K. tek “Rruga e Elbasanit”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.M., 56 vjeç, sepse në ‘Rrugën e Elbasanit’, për shkak të detyrës, ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore”,thuhet në njoftimin e policisë.