Gol dhe asistim për fitoren e Oddit, Rashani vazhdon me formën e mirë në Norvegji

Gol dhe asistim për fitoren e Oddit, Rashani vazhdon me formën e mirë në Norvegji

Elbasan Rashani ka vazhduar me formën e tij të mirë në kampionatin norvegjez.

Reprezentuesi nga Kosova ka qenë njeriu kryesor për skuadrën e tij ODD në kuadër të xhiros së 18-të.

ODD ka marrë një fitore të madhe para adhuruesve të vet 2-0 ndaj Stabaek, fitore që e ngrit në pozitën e dytë në tabelë.

Ishte minuta e 27-të e ndeshjes kur Rashani u shërbye bukur nga Ruud dhe shënoi golin e tretë këtë edicion.

Por përveç golit të shënuar, Rashani kontribuoi edhe në golin e dytë.

12 minuta para fundit të ndeshjes, reprezentuesi kosovar asistoi tek Ruud i cili shënoi një gol të bukur për 2-0.

Për Rashanin përveç që ka shënuar tre gola ka asistuar edhe në tre të tjerë në 12 ndeshje kampionale.

Forma e tij e mirë sigurisht që është lajm i mirë për trajnerin Challandes para ndeshjeve të muajit tetor.